Italia regjistron një rritje të lehtë të shifrave nga pandemia, ja çfarë u shënua në 24 orët e fundit…

Vendi fqinj, Italia, shënon një rritje të lehtë të numrave nga COVID-19 duke shënuar 201 raste të reja dhe 30 jetë të humbura në 24 orët e fundit. Në krahasim me një ditë më parë, ka rreth 20 të infektuar më shumë, po ashtu edhe 9 jetë të shuara më shumë.

Ndërkohë bilanci total i jetëve të humbura ka arritu në 34 mijë e 818 kurse raste aktive mbeten ende 15 mijë.


Italia është një prej vendeve europiane që u shenjestrua më shumë nga pandemia, por tashmë cilësohet jo më një vend i rrezikshëm për shkak të uljes së infeksionit në shkallë kombëtare, madje disa rajone janë ‘pastruar’ plotësisht.

 ABCOM ║ VODAFONE