Italia ka prezantuar pasaportën dixhitale e cila do të përdoret në disa vende në mënyrë që të parandalojë përhapjen e mëtejshme të Covid-19. Nga e premtja, kushdo që është mbi 12-vjeç nëse shkon në vende si palestra dhe restorante duhet të tregojë me patjetër certifikatën e tij.
Italia është vendi i dytë evropian që kërkon informacione mbi statusin e vaksinimit. Franca tashmë ka prezantuar një certifikatë shëndetësore që të paraqitet kur shkon në restorante, bare, aeroplanë dhe trena.
Në Itali, klientët dhe bizneset që shkelin rregullat mund të përballen me gjoba deri në 1,000 € (1,200 dollarë; 850 £). Personat që e shkelin vazhdimisht këtë rregull do të burgosen për 10 ditë.
Sondazhet sugjerojnë se shumica e italianëve e mbështesin këtë rregull, megjithëse ka sjellë dhe protesta në disa pjesë të vendit.
Më shumë se 60% e italianëve tani janë vaksinuar plotësisht. Por rastet e reja janë rritur nga varianti Delta, me gati 22,000 raste të reja janë raportuar gjatë kësaj jave.