NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Italia në mes shpresës dhe pesimizmit nga pandemia, ulet numri i të infektuarëve por jetët e humbura janë shumë…

Ka shkuar në 83049 numri i personave të infektuar me korona virus në Itali, ndërsa sot u regjistruan 2477 raste të reja, duke shënuar një ulje në krahasim me dje, ku 2937 persona iu shtuan numrit të të sëmurëve.


Sipas të dhënave të bëra publike nga Mbrojtja Civile, 760 persona humbën jetën 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 13915. Ndërkohë 1431 persona lanë spitalin në Itali, duke e çuar numrin e të shëruarve në 18278.