Numri i jetëve të humbura dhe personave të infektuar ka një trend rënës në Itali. Përditësimi i situatës në 24 orët e fundit tregon se në Itali janë regjistruar vetëm 47 jetë të humbura nga korona virusi, duke e cuar në total numrin e personave që kanë humbur betejën me COVID-19 në 34.561.
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 1363 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 181.907.
Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 251 raste të reja pozitiv për një total prej 238,011. Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan jetë të humbura nga korona virusi për një total prej 16.534 që nga fillimi i pandemisë.
Gjithashtu pati edhe 157 raste të reja të pozitivitetit Covid-19 për një total prej 92.675 që nga fillimi i pandemisë.