Pas pesë ditësh, ku u shënua një rritje e numrit të infeksioneve të reja, situata me Covid-19 në Itali është duke u përmirësuar. Në 24 orët e fundit, në vendin fqinj, janë evidentuar vetë 7 jetë të humbura dhe 192 persona të infektuar me virusin korona.
Sipas autoriteteve shëndetësorë italiane, numri i të infektuarve aktivë është reduktuar nën 15 mijë, konkretisht është 14,642. Numri i të shëruarve nga koronavirusi deri më sot në Itali ka shkuar në 192,108.
Ndërkohë, në total, numri i të infektuarve është 241,611, ndërsa 34,861 persona kanë humbur jetën.