Italia i jep lamtumirën kompanisë ajrore Alitalia, sot fluturimi i fundit pas 74 viteve në këtë bisnes…

Italia i jep lamtumirën kompanisë ajrore të saj kryesore Alitalia, që bën sot fluturimin e fundit pas 74 vitesh në këtë biznes. Fluturimi i fundit do të kryhet në orën 23:00 nga Roma në Cagliari dhe do të finalizojë fundin e historisë në linjën ajrore të kompanisë, që prej kohësh po përballej me problemet financiare.

Gjatë 20 viteve të fundit, Alitalia i ka kushtuar shtetit italian rreth 13 miliardë euro, ndërsa pandemia e koronavirusit rezultoi të ishte një goditje fatale për kompaninë.


Italia Trasporto Aereo (ITA) do të marrë përsipër kompaninë, por do të punësojë vetëm 2,800 të stafit të saj. Mijëra punonjës të tjerë të Alitalia do të largohen duke u përballur me papunësinë.

ITA do të jetë plotësisht në pronësi të qeverisë italiane dhe do të fillojë me një flotë prej 52 avionësh, me numrin e avionëve që do të rritet në 105 deri në fund të vitit 2025.