Ishte në provë tek Vllaznia, mesfushori 25 vjeçar nga Kosova nuk firmos me kuqeblutë, ja ku do aktivizohet…

Ilir Mustafa u aktivizua në ndeshjen miqësore të Vllaznisë me Burrelin dhe pati shumë lajme për një akord të mesfushorit me shkodranët.

Gjithsesi duket se 25-vjeçari që ka qenë në të shkuarën pjesë e Kosovës U21 do të luajë në një ekip tjetër sezonin e ardhshëm.


Gazeta Sheshi në Kosovë shkruan se Mustafa ka arritur marrëveshjen me Malishevën dhe do ta vijojë aty karrierën.

Mesfushori vjet ishte pjesë e Keciorengucu në ligën e dytë turke, ndërsa në Kosovë ka veshur fanellën e Lirisë dhe Dukagjinit.