Ishte i infektuar me Covid- 19, humb jetën ish- zëvendëskryeministri shkodran i qeverisë së parë demokratike në 1992

Ish-zv.kryeministri dhe ish- ministri i brendshëm i Shqipërisë, Bashkim Kopliku ka ndërruar jetë sot nga COVID-19. Ai ishte prekur nga virusi dhe ishte në gjendje të rëndë teksa kurohej në spitalin e Durrësit. Pas disa ditësh luftë me COVID-19 ai ka humbur betejën. Fatkeqësisht mësohet se ai ndërroi jetë në avion, teksa ishte nisur drejt Italisë për kurim.


Kopliku ishte zëvendësskryeministër nga 1992- 1995 ndërsa deputet nga 1991 deri më 1997. Shkodrani Kopliku ka qenë mjaft aktiv edhe në media me mbi 700 artikuj, analiza, komente e opinione. Ai u tërhoqa nga jeta publike në vitin 2007.

ShkodraWeb Media i shpreh ngushëllime familjes, të afërmëve, miqve e kolegëve të inxhinierit Bashkim Kopliku.

KUSH ISHTE BASHKIM KOPLIKU

Bashkim Kopliku u lind më 15 korrik 1943 në Shkodër.  Ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me “Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë” nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993, kryetar i Bashkisë Durrës (Komiteti Ekzekutiv Pluralist Durrës) në 1991-92, kryeinxhinier i URT Durrës në 1990, ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në fushën e elektronikës.

Mbështet ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Channel