
Ish-deputeti i PD dhe ish- kryetari i Kuvendit Kastriot Islami ka reaguar në lidhje me shoqërimin që iu bë në polici. Në një status në Facebook, Islami thotë se u izolua forcërisht nga policia.
Ai sqaron se u prezantua me emër dhe mbiemër, por përsëri policia përdori forcën.
“Jam ne shtepi…! Si cdo dite, po beja ecjen e perditshme me veshje sportive nga parku i Tiranes ne drejtim te shtepise… Gjykoj se ishte Edi Rama qe me ndaloi dhe forcerisht me izoloi ne komisariat per rreth 1 ore e 30 minuta…
Sepse ju prezantova qe jam Kastriot Islami dhe perseri perdoren forcen ndaj nje profesori dhe nje figure publike… ! Me shume ndoshta do te sqaroj ne vijim… Falenderoj te gjithe ata miq qe me mbeshteten me telefonata dhe mesazhe”, shkruan Islami.