Një grua shtat.zënë, njëkohësisht nënë e dy fëmijëve të tjerë është dh.unuar në sy të tyre në banesën e saj. Ngjarja e rëndë, konfirmuar nga burimet e policisë, ka ndodhur në fshatin Marinaj të Librazhdit mbrëmjen e djeshme.
Mësohet se kanë qenë persona ende të paidentifikuar që kanë hyrë në banesën e familjes Gega. Zonja e shtëpisë, e cila është edhe shtat.zënë, ka qenë me dy fëmijët e saj, pa bashkëshortin, i cili ndodhej në punë, në momentin që persona me maska i kanë hyrë brenda banesës.
Ata e kanë dh.unuar dhe madje i kanë pr.erë edhe flokët asaj. Jetmira Gega në gjendje të rënduar psikologjike ka njoftuar policinë, e cila e ka transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Burimet dhanë detaje nga dëshmia që gruaja ka dhënë para efektivëve.
“Ishin dy burra, ishin të gjatë, mbanin maska. Njëri prej tyre kishte edhe pistoletë”, mësohet të ketë thënë Jetmira Gega.