
Ish-zyrtarja Alda Klosi është shtruar në spital një ditë pasi u arrestua nga policia nën akuzën për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Mësohet se Alda Klosi ka shfaqur probleme kardiake dhe është dërguar në spital që prej ditës së djeshme.
Ndërkohë që ditën e nesërme pritet që të zhvillohet seanca për masën e sigurisë dhe ende nuk dihet nëse zyrtarja do të paraqitet. Prokuroria do të paraqesë sot kërkesën në gjykatë për masën ‘arrest me burg’ për Klosin, ndërsa do jetë gjyqtari Arben Mico i cili do të vendosë për masën e sigurisë.
Arrestimi i Klosit erdhi pasi pastruesja Rozeta Dobi që mori në shtëpinë e saj 120 mijë eurot pranoi të bëhet e penduara e drejtësisë.