
Sigurisht që do e filloj me qytetin tim të lindjes. Në respekt të të gjithë kandidatëve, tẽ cilẽve i uroj suksese, unë veçoj disa, të cilët ju kërkoj ti mbështesni dhe ti votoni!!!!
Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Qarku i Shkodrës ka mundësinë të përfaqësohet nga disa profesionistë të spikatur, të rinj me energji, të cilët sjellin eksperiencë, përkushtim dhe vizion për zhvillimin e rajonit: Kejsi Spahia, Olta Duda, Besmir Lesha dhe Onid Bejleri.
–Kejsi Spahia – Stomatologe e re dhe energjike, me një përvojë të gjatë në angazhimin politik në Partinë Socialiste. Me një qasje të afërt me qytetarët dhe një vizion për përmirësimin e shërbimeve publike, ajo përfaqëson një brez të ri liderësh të përkushtuar për të ardhmen e Shkodrës. Me zemrën e bardhë dhe mirësinë që rrezatojnë sytë e saj që qeshin gjithnjë jam e bindur që do ketë sy e veshë për të gjithë ju.
Me Kejsin kemi berë një fushatë fantastike në 2017. Ajo është vajza e 2 prindërve të mrekullueshëm. Ardita Spahija, stomatologe prej një jetë në Shkodër, e përkushtuar dhe profesioniste që nuk i kursen ndihmën askujt. Genci Spahija, ekspert, inxhinier në fushën e energjisë me një karrierë të gjatë në OSHEE dhe Hidrocentrale , një shkodran i nderuar dhe mik i mirë me të gjithë. Gjithnjë të dy në shërbim të qytetarëve.
–Holta Duda – Mjeke me një karrierë të konsoliduar në fushën e shëndetësisë, punon në Spitalin rajonal Shkodër dhe anëtare e familjes Selimi, bashkëshortja e një miku si Elton Selimi, i biri i të madhit Paulin Selimi, shkrimtarit më të mirë të humorit shkodran me prejardhje nga Dukagjini.
Jam e bindur që Holta do të sjell një qasje profesionale dhe të balancuar në politikat sociale dhe shëndetësore. Përkushtimi i saj për përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe mbështetjen e grupeve vulnerabël do të jetë një vlerë e shtuar për përfaqësimin e qytetarëve të Shkodrës.
–Besmir Lesha – Ekonomist me profesion, drejtues i sukseshëm i dy Institucioneve shumë të rëndësishme si DPSHTR ( patentat e targimi i makinave) dhe aktualisht administrator i Ujësjellës Kanalizime Shkodër, ndërmarrje të cilat nën drejtimin e Besmirit ndryshuan faqen e shërbimit ndaj qytetarëve; shpejt, pa korrupsion dhe me performancë të përmirësuar.
Qytetar e komshi model, familjar i mrekullueshëm, me një prejardhje nga një nga familjet me emër në Shkodër.
Jam e bindur që së bashku me Onid Bejleri (deputet i sigurtë) inxhinier i zoti dhe aktualisht nën/Kryetar i Bashkisë Shkodër dhe me suportin e Kryeministrit Rama dhe punës së palodhur të Benet Beci dhe ndihmës të secilit prej banorëve të Shkodrës, do punojnë për m një Shkodër më të bukur dhe me prosperitet.
Por… dua ti uroj suksese dhe një miku familije, shok fëmijërie i bashkëshortit tim, që edhe pse opozitar, por ju e dini që Shkodra është përtej së majtës dhe së djathtës, edhe pse në listë të mbyllur dhe deputet i sigurtë i Kuvendit të ardhshëm:
– Kliti Hoti – Mjek i njohur dhe i respektuar në komunitet, me një karrierë të gjatë në kompani globale lider në farmaceutikë. Një shkodran tipik që edhe pse jeton e punon në Tiranë prej rreth 30 vitesh është ai djali shkodran që fundjavat i kalon gjithmonë në Shkodër, ka investuar personalisht në jetën sportive ( tenis, sporte ujore dhe aktivitete të tjera kulturore e sportive) dhe gjithmonë qytetar aktiv dhe në suport të mirëqënies shkodrane.
Si një profesionist i fushës, me zgjuarsinë, elokuencën dhe shpirtin e tij sipërmarrës, jam e bindur që do të sjell një vizion të qartë për forcimin e shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e kushteve më të mira për profesionistët dhe pacientët. Me eksperiencën e tij, ai do synojë të ndikojë pozitivisht në hartimin e politikave të duhura për mirëqenien e qytetarëve të Shkodrës por jo vetëm. Klit jam e bindur që do jesh Kryetari ma i mirë i Komisionit të përhershëm parlamentar për Shëndetësinë ( se e ka pasur gjithmonë opozita dhe do e keni përsëri do të dish të bësh opozitarin profesionist dhe do jesh shtysë për të vënë në jetë reformat e domosdoshme dhe urgjente që ka shëndetësia sot dhe nevojat për #Shqipëria2030
Miq, këto janë #deputetiqëdua për Shkodrën teme!!!
Janë dëshmi e një përfaqësimi cilësor dhe të dedikuar për të çuar përpara interesat e komunitetit shkodran.
Mbështetja për ta është një investim për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt për Shkodrën. /Nga Senida MESI, ish- zëvendëskryeministre dhe ish- deputete e PS Shkodër, publikuar në Facebook/