Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ish- zevendeskryeministri Peleshi- shqiptareve: Kemi deshtuan ne sigurine ushqimore gjate mandatit te pare!

ShkodraWeb 24 October, 2017
F4F3ACF9-4AB2-4CED-94B0-447DFED11E68

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi gjatë inspektimit në një thertore në Elbasan deklaroi se Shqipëria ka dështuar përsa i përket garantimit të sigurisë ushqimore.
“Drejtoritë rajonale të AKU-së në të gjithë Shqipërinë janë në një aksion, por mua nuk më pëlqen ta quaj aksion sepse nuk është një punë që fillon dhe mbaron pas një periudhe kohe, nuk është punë task-force, por është një punë e sapofilluar dhe që nuk do të mbarojë asnjëherë sepse siguria ushqimore nuk është çështje aksionesh.
Duhet ta pranojmë, duke u skuqur, për hir të së vërtetës, se ne kemi dështuar, krahasuar edhe me vendet përreth, Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën dhe padyshim me çdo vend të BE-së ku sistemi i sigurisë ushqimore, zinxhiri i kontrollit është i ngritur nga ferma në tavolinë.” Ministria e Bujqësisë mandatin e parë të qeverisë Rama drejtohej nga LSI, ndërsa AKU-ja nga PDIU.
Nga kontrollet e ushtruara vetëm ditët e fundit janë mbyllur 84 subjekte therje në të gjithë vendin, mes të cilave 76 pika therje dhe 8 thertore të cilat nuk plotësonin asnjë standard.
“Pikat e therjes që janë mbyllur, si të pashpresa se mund të arrijnë ndonjëherë standardet, sepse janë vite dritë larg standardeve ligjore nuk do të hapen më. Askush nuk duhet të guxojë t’i hapë ato natën, larg syrit të inspektorëve apo të shtetit.”
Mungesa e standardeve theksoi Ministri ka bërë që Shqipëria të mos mund të eksportojë produkte shtazore në asnjë vend të botës, ndërsa masat e marra do të rikuperojnë sa më shpejt të jetë e mundur kohën e humbur.
“Ambicia jonë është që brenda pak viteve, mundësisht brenda gjysmës së parë të këtij mandati, ne të arrijmë të drejtën e eksportit të produkteve shtazore Që të arrijmë të drejtën e eksportit të produkteve shtazore, drejt BE-së duhet të plotësojmë kërkesat, pra të ngremë sistemin e sigurisë ushqimore. Përsa i përket mishit, nëse ne do të lejojmë therje të mishit në rrugë apo në pika të palicensuara, as që bëhet fjalë të pretendojmë hapësirë në tregun europian.”
Kontrolli nuk është fokusuar vetëm tek pikat e therjes apo thertoret, por edhe tek dyqanet e mishit dhe si pasojë janë mbyllur 107 dyqane duke u sekuestruar 2970.3 kg mish.

Post navigation

Previous: FOTO/ Cdo e keqe ka nje te mire pas, u divorcua por u emerua drejtor nga zevendeskryeministrja Mesi
Next: Publikon fotot, Lame i ALUIZNIT krenohet me “standartet” e vendosura per punonjesit e rinj

TË FUNDIT

Eric P. Wendt

Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë

ShkodraWeb 17 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
bardh spahia marjana koceku 2026

NGA BARDH SPAHIA – Triumfi i së Vërtetës mbi Propagandën e Kalbur, Shkodra ka boll probleme por ka dinjitet

ShkodraWeb 15 June, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
blerta dragusha rektore 2026

U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë…

ShkodraWeb 17 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.