Skip to content
15 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ish-trajneri i Vllaznisë Edi Martini: Pa fitore në Lushnjë, lamtumirë Superiore

ShkodraWeb 6 February, 2018
ediMartini840

Situata te Vllaznia sapo vjen dhe rën dohet. Dy humbjet radhazi kanë bërë pesimistë jo vetëm tifozët, por edhe specialistët e futbollit shkodran. Një prej tyre është edhe Edi Martini, një nga emrat emblemë të Vllaznisë, që tetë vite më parë drejtoi skuadrën kuqeblu.

Në një bisedë për “Panorama Sport”, ish-sulmuesi e sheh të zymtë situatën në skuadër, në një kohë që mendon se asnjë klub tjetër në Superiore nuk është më keq se Vllaznia. Sipas tij, ndeshja e radhës në Lushnjë është jetike për ekipin kuqeblu. “Të jem i sinqertë, nuk di çfarë të them më për këtë Vllazni. Pak kohë më parë, kur kam folur për situatën në skuadër, kam thënë se boll u lodha duke komentuar humbjet e Vllaznisë. Tani kjo skuadër nuk po prodhon asgjë.

Preferova që të dielën të ndiqja takimin mes Laçit dhe Teutës. Të paktën u kënaqa me lojën në këtë ndeshje. Nuk më bëhet më ta shikoj Vllazninë dhe me sa duket kjo s’po më ndodh vetëm mua. Situata kështu ka qenë edhe në vitet e tjera, teksa po përsëritet gjithnjë e më tepër. Por, me keqardhje, këtë vit nuk po shoh që ekipi të reflektojë si në sezonet e kaluara. Skuadra nuk prodhon lojë, kjo më shqetëson”, deklaroi fillimisht Martini.

MBIJETESA – Sipas bomberit të famshëm të viteve ’90, rreziku i rënies është më evident se asnjëherë tjetër për Vllazninë. Pas 18 javëve kampionat, skuadra shkodrane ka lënë pas vetëm Lushnjën, që nga ana e saj po tregon se nuk ka ndër mend të dorëzohet. Mirëpo, Vllaznia duket se e ka shumë të vështirë për ta kaluar situatën, për vetë faktin se problemet në klub nuk janë thjesht sportive.

“Të them të drejtën, nuk shoh asnjë skuadër tjetër më të rrezikuar se Vllaznia. Këtë e deklaroj me keqardhje, por e tillë më duket mua situata. Të gjitha skuadrat arrijnë që të marrin pikë në fushën e tyre, por ne e kemi shumë të vështirë. Gjithsesi, edhe pse ka shumë ndeshje për të rikuperuar deri në fund, nuk e di nëse kjo Vllazni ka forca”, ka thënë ish-sulmuesi.

LUSHNJA – Ndeshja e së shtunës në transfertë kundër Lushnjës merr përmasat e një “finaleje” për vetë situatën ku ndodhen skuadrat. Si vendësve, ashtu edhe shkodranëve u intereson më shumë fitorja, pasi me barazimin mund t’i prishin punë njëratjetrës. Për Martinin, lënia e pikëve në këtë takim do të ishte fatale për Vllazninë. “Është një përballje nga më delikatet për ekipin tonë. Nëse nuk arrihet që të merren tri pikët në këtë takim, atëherë duhet t’i themi që pas ndeshjes lamtumirë Superiores.

Gjithçka na vështirësohet edhe më shumë nëse bëjmë ndonjë hap të gabuar në këtë takim. Prandaj, vëmendja duhet të jetë patjetër nga kjo ndeshje, sepse tri pikët janë shumë decizive për vazhdimësinë. Nuk janë të lehta për t’u marrë, por edhe jo të pamundura. Duhet luajtur gjithç- ka për gjithçka kundër Lushnjës, që nga ana e saj po shfaq një futboll të mirë”, përfundoi ish-trajneri Edi Martini. /Nga Admir URUÇI/

Post navigation

Previous: VIDEO/ Akuzoi Dukës se po manipulon me një darkë delegatët, Fino për vete me kryebashkiakët socialistë
Next: PARASHIKIMI/ Të mërkurën rreshje shi dhe bore në Veri, Buna dhe Liqeni i Shkodrës nivele të larta…

TË FUNDIT

malisheva vllaznia 2026

VIDEO – Malisheva 10- vjeçare e Brdariç, turpëron Vllazninë 107- vjeçare të Martinit në Europë me “manita”…

ShkodraWeb 15 July, 2026
shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
vllaznia malisheva 2026

VIDEO – Vllaznia fiton me përmbysje derbin shqiptar në Conference League, Brdariç rikthehet me humbje në Shkodër

ShkodraWeb 9 July, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Malisheva 10- vjeçare e Brdariç, turpëron Vllazninë 107- vjeçare të Martinit në Europë me “manita”… 15 July, 2026
  • FOTO – Përkujtohet në 30- vjetorin e rënies oficeri i policisë Agron Gjyrezi, vlerësohet akti i tij sublim… 15 July, 2026
  • VIDEO – Policia e Shkodrës nis monitorimin e ndotjes akustike, kontrolle në qytet dhe në Velipojë… 15 July, 2026
  • AMNISTIA – Përfitojnë mbi 1300 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK, nis sot zbatimi… 15 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 15 korrik 2026… 15 July, 2026
  • Akademia e Shkencave boton librin “100 vjet teatër në Shkodër (1879-1979)”, me autor Andrea Skanjeti 14 July, 2026
  • NGA THOMA GËLLÇI – Protesta nuk matet me fotografinë që poston Taulanti… 14 July, 2026
  • Një lajm i rremë fut në “sherr” artistët e njohur shqiptarë, shkëmbejnë replika në rrjetet sociale… 14 July, 2026
  • NGA ERVIN SALIANJI – “Zgjedhorja” e “Territorialja”, 2 pazaret e mëdha Rama-Berisha, demokratët kundër bojkotit 14 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 korrik 2026… 14 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

malisheva vllaznia 2026

VIDEO – Malisheva 10- vjeçare e Brdariç, turpëron Vllazninë 107- vjeçare të Martinit në Europë me “manita”…

ShkodraWeb 15 July, 2026
30 vjetori agron gjyrezi 2026

FOTO – Përkujtohet në 30- vjetorin e rënies oficeri i policisë Agron Gjyrezi, vlerësohet akti i tij sublim…

ShkodraWeb 15 July, 2026
akus

VIDEO – Policia e Shkodrës nis monitorimin e ndotjes akustike, kontrolle në qytet dhe në Velipojë…

ShkodraWeb 15 July, 2026
burgosur duar 2026

AMNISTIA – Përfitojnë mbi 1300 të burgosur, përjashtohen subjektet e SPAK, nis sot zbatimi…

ShkodraWeb 15 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.