
Armando Cungu është larguar nga drejtimi i Vllaznisë për shkak të presionit të madh. Disa muaj pas largimit dhe pasi shpërtheu në Shkodër çështja e goditjes dhe kërcënimit të pasuesit të tij Ernest Gjoka, Cungu ka zbuluar të vërtetën që deri tani vetëm ishte hamendësuar. Duke folur për rastin “Gjoka”, cungu ka thënë: “Këtë ngjarje e kam paralajmëruar që dy vjet më parë. Është e turpshme që nuk është reaguar, as nga media dhe as nuk janë marrë masa. Të gjithë kanë qëndruar indiferentë për presionin e madh që është te Vllaznia. Unë për këtë arsye u largova. Duhet të ndodhte diçka e tillë që të reagohet?”.
Në intervistën e tij Cungu ka folur edhe për teknikun Gjoka, duke u shprehur se ajo që i ka ndodhur, është e turpshme për Shkodrën. “Më vjen keq dhe për Gjokën, sepse është koleg i imi dhe ai. Kjo ngjarje është një shumë e rëndë, kujtdo t’i kishte ndodhur. Ky është një skandal i madh që ka ndodhur. Sinqerisht më vjen shumë keq për këtë gjë. Është e turpshme për Shkodrën.”







