Ish- te persekutuarit greve urie 24- oreshe, kujtojne Lirak Bejkon qe u vetedogj

Në 5-vjetorin e vdekjes së Lirak Bejkos, të burgosurit dhe ish-të përndjekurit politikë kanë shpallur ditën e sotme grevë urie. Mesohet se greva e urisë do të mbahet vetëm 24 orë. Të gjithë njëzëri, të burgosur dhe ish-të përndjekur politikë kërkojnë nga qeveria dëmshpërblim të plotë. Greva e sotme përkon me vdekjen e ish-të përndjekurit Bejko, i cili më 23 shtator të 2012-ës i vuri zjarrin vetes në shenjë proteste kundër qeverisë.