Ne lidhje me paralajmerin e Ministrit Arben Ahmetaj se do rishikohet skema per demshperblimin e trashegimtareve te ish te perndjekurve politike, ka reaguar sot Kryetari i ish te perndjekurve politike ne Shkoder, Zenel Drangu.
Drangu: Mendoj qe ndryshimi i ligjit i jep perparesi gruas dhe femijeve e me pas familjareve te tjere. Demshperblim do marrin edhe nipat e mbesat. Kjo skeme nuk i perjashton ato. Po perdoret politikisht per arsye edhe te protestes se 27 janarit. Mos te na perdorin ne ish- te perndjekurve sepse kemi vuajtur mjafueshem.
Paralajmërimi i Ministrit të Financave Arben Ahemtaj, se do të rishikohet skema për dëmshpërblimin e trashgimtarëve, ka zbuluar edhe disa nga skemat që po mendohet për dhënien e dëmshpërblimint për ish të përndjekurit. Burime bejne me dije se qëllimi i Financave është të përjashtojë nga skema përfituesit e radhës së dytë e të tretë. Kjo do të thotë se dëmshpërblimin si trashgimtarë mund ta marrin vetëm fëmijët e atyre që kanë qënë në burg. Gjithashtu Ministria e Financave bën me dije se do të përqëndrojë të gjithë fondin tek trashgimtarët e radhës së parë.
Nisma kërkon edhe ndryshime ligjore, të cilat po hartohen nga ekspertët. Pra të gjithë fëmijët e personave që kanë qënë të burgosur do të marrin dëmshpërblimin, por jo fëmijët e fëmijëve dhe kështu me radhe. Në total janë rreth 12 mijë persona që përjashtohen nga skema e dëmshpërblimit, por numri pritet të rritet më shumë në vitet në vijim./StarPlus TV/