Ish- sulmuesi i Kombëtares: Defterët e përgjegjësive për Vllazninë të hapen pasi të sigurohet elita…

Vllaznia ka nevoje urgjente per nje ristartim cilesor, por ristartim duke qene pjese e elites futbollistike shqiptare dhe jo ristartim nga katakombet e futbollit, nga kategoria inferiore qe nuk i pershtatet ketij Klubi te madh e dikur hijerende. Kete imperativ e kane tashme te qarte te gjithe faktoret vendimmarres te fatit te saj, e ka te qarte gjithe opinioni sportiv shkodran.

Nje hap shume i gabuar u hodh ne Shkoder kunder nje rivali direkt, e aq me teper qe per fat te keq qarqe e individe te caktuar ne Shkoder me sa shihet ne nxitjen e histerise disfatiste ne keto momente vendimtare, do te deshironin realizimin e skenarit te turpshem, zhytjen e Vllaznise ne anonimitet per kushedi çfare interesash dhe renien e saj nga Kategoria Superiore
Vllaznia eshte e Shkodres dhe e tille duhet trajtuar, e jo te kthehet stadiumi, rrjetet sociale dhe media ne nje tapet gjigand ku dy pale kacafyten duke hedhe balte e neperkembe njera-tjetren, duke hedhe balte e neperkembe ekipin dhe ashtu te demoralizuar, duke e dekurajuar ate in extremis pikerisht tani qe kerkohet perqendrim maksimal, finalizim i synimeve sado minimale dhe te padenja per Vllaznine historike, por gjithsesi qendrimin ne Superiore te Vllaznise aktuale, kaq ishte mundesia dhe per sivjet.

Eshte ne nderin e Shkodres dhe qytetareve te saj ta mbeshtesin simbolin e vet sportiv, ambasador ne dekada te kultures se tyre, dhe mbas sigurimit te mbijeteses te kritikohet fuqishem e korigjohet thellesisht me synim rikthimin dinjitoz ne Elite dhe jo te shkoj puna ne mbetjen ne nje rival direkt te Kamzes si e permenda me lart, megjithe respektin ndaj ketij ekipi me histori modeste.

Nje Elite shqiptare qe vuan dhe ka vuajtur per Dinamon dhe Tiranen, ashtu si dhe per Partizanin e Flamurtarin pak me heret, do te dukej e manget, e shpelare e pa shkelqimin e duhur pa pasur Vllaznine ne gjirin e saj. Dhe per te shmangur nja Elite futbollistike shqiptare pa themeluesen e saj, duhen harruar dhe per pak jave ofendimet, sabotimet, sharjet, nostalgjite, endrrat e parealizuara dhe kerkesat absurde duke u perqendruar te synimi minimal akoma i mundshem – mbijetesen futbollistike te Shkodres!
Vetem pastaj duhen hapur defteret e hesapeve, pergjegjesive, deshtimeve me synim ringritjen ne nivelin qe opinioni sportiv shqiptar e do Vllaznine. /Marrë nga profili në Facebook i Roland Luci/