
Të nderuar Miq!
Duke ju uruar përzemërsisht gëzuar “Ditën e Verës”, dua të ndaj me ju edhe një angazhim të ri politik që kam marrë.
-I bindur se Zgjedhjet e 11 Majit janë zgjedhjet më të rëndësishme në 30 vitet e fundit, të cilat duhet t’i japin fund tranzicionit të zgjatur politik dhe ekonomik të vendit tonë, se Parlamenti i ardhshëm aq sa ka nevojë për të rinj në moshë e në mendime- ka nevojë për njerëz me vizion, profesionalizëm, eksperiencë dhe mbi të gjitha me ndershmëri dhe patriotizëm, me mbështetjen e Partisë Socialdemokrate (PSD) jam pjesë e skuadrës së kandidatëve për deputet për Qarkun e Tiranës.
Më takon që këtë angazhim ta ndaj së pari me u Miq, duke ju kërkuar me përulje:
-Vlerësoni fuqinë e zërit tuaj!
Çdo votë ka peshë. Duke votuar, ju ndikoni drejtpërdrejt në zgjedhjen e udhëheqësve dhe të politikave që do zhvillojnë Shqiperinë.
-Votimi është mënyra për të sjellë në qendër të vëmendjes përfaqësimin e interesave tuaja.
-Duke votuar, ju kontribuoni për një Shqipëri më të mirë për fëmijët e të afërmit tuaj.
Dhe lutja ime për ju Miq por edhe për të gjithë shqiptarët që votojnë brenda e jashtë vendit është: VOTONI!
-Nëse mua më jepni besimin tuaj, unë do ju jap ju përkushtimin tim për të qenë zëri juaj kudo, me dinjitet e ndershmëri!
Ju faleminderit! /Publikuar në facebook nga Kolë MALAJ, ish- prefekt i Qarkut Shkodër/