Ylli i Real Madrid, Kristiano Ronaldo ka befasuar fansat e tij në Insatgram, teksa u shfaq me një video live ku prezantonte shtëpinë dhe familjen e tij.
Ai ia kaloi shumë mirë duke lexuar mesazhet e miqve të tij virtualë, por një nga komentet më të bukura ishte ai i legjendës së Real Madridit, Iker Casillas i cili aktualisht luan te Porto në Portugali.
“Në Portugali më duan më shumë mua së ty”- i shkroi ish portieri i Spanjës, ndërsa Ronaldo reagoi me pozitivitet.
“Iker, si po ia kalon? Në Portugali të duan shumë, vëlla. Përqafime!”- shkroi ai.
Ky dialog i dy legjendave të Real Madridit i ka gëzuar tifozët dhe videoja është përhapur në rrjetet sociale./balkanweb/