FOTO – Ish- nënkryetarja e PD- së Jozefina Topalli prezanton partinë e saj të re “Lëvizja për Ndryshim”…

Ish deputetja Jozefina Topalli gjatë prezantimit të partisë së saj Lëvizja për ndryshim, ku në përbërje do të ketë të rinj dhe profesorë të cilët nuk kanë qenë të angazhuar me asnjë parti politike më parë, është shprehur e vendosur se nuk do të qëndrojë më anash dhe as të heshtë.


“Unë dua të falenderoj sot edhe miqtë amerikanë që janë të pranishëm. E ndërgjegjshme për kohën e vështirë që po kalon vendi. e qartë se kemi për të bërë përpara për një punë të nisur kohë më parë. e trishtë kur shoh se si vendi po boishatiset, si po shkretohen vlerat.

Por e vendosur jamë për të mos qëndruar anash për të mos heshtur dhe për të mos patur frikë. Do ti mbështes këta të rinj në kauzën e tyre patriotike drejt një projekti të ri.

Ekonomia jonë është tkurrur. sistemi shëndetësoor publik po vuan, shumë shkolle po mbyllen në rrethe sepse ska më fëmijë. Ne vazhdojmë të jemi një vend ku ka pensione edhe 100 euro.

Prej vitesh nuk rriten rrogat por çmimet. në një vend ku çimi rritet dhe ekonomia bie, këta janë disa indikatorë të krizës. Më pak ematshme dhe e thellë është mungesa e besimit.

Mbështet ShkodraWeb Media

I them çdonjërit se sfidat me të cilat ne përballemi janë reale, nuk zgjidhen duke u fshehur, në një vend ku nuk ka as qeveri dhe as opozitë, as gjykatë kushtetuese e as të larta. Gjykata administrative drejt kolapsit dhe ata të shkallës së parë kanë degraduar. Duke ditur këto të gjithë e dimë se asnjëri sështë i sigurt dhe se një ditë do të ndeshet me këto sfidë”, tha ajo.

ShkodraWeb Channel