Skip to content
20 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • News

Ish- nenkryetari i Kuvendit Vukaj: E verteta qe me tha babai im per Prek Calin

ShkodraWeb 20 September, 2017
calivukaj
Në disa raste, incidentet më të vogla kanë shkaktuar tragjeditë më të mëdha. Historia ka plot shembuj të tillë. U desh një krismë pushke, që të niste ajo që u quajt kryengritja e Kelmendit, në janar të 1945, ku mbetën të vrarë  83 shqiptarë. Studiuesi Shaqir Vukaj solli, dëshminë e babait të tij, sesi nisi kjo kryengritje dhe roli që luajti në të, Prek Cali. Më poshtë po sjellim rrëfimin e tij të plotë.
“Babai im ka qenë komandant vendi në Koplik, për Malësinë e Madhe. Bëhet fjalë për periudhën dhjetor ’44- janar ’45. Ai ka qenë dëshmitar dhe pjesëmarrës në përplasjen e partizanëve më malësorët. Ai ka qenë aty edhe kur është kapur Prek Cali. Ma ka treguar gjithë të vërtetën me dhimbje, kur unë kam qenë në moshë madhore.
Një pjesë e batalionit, mes tyre dhe babai im, u nis për në Kelmend, për të organizuar këshillat nacionalçlirimtare. Në marrëveshje me kelmendasit, ka hyrë babi im dhe Kelmendi është përgatitur për t’i pritur partizanët si miq, me bukë, kripë dhe zemër, me gjithë fukarallëkun e asaj kohe. Nuk ka pasur asnjë mendim apo paramendim, për të sulmuar kelmendasit. Përplasja e parë ka ndodhur në afërsi të Urës së Tamarës. Aty partizanët kanë qenë në marshim, kur kanë dëgjuar një krismë pushke, por pa ditur se nga vinte. Partizanët i janë përgjigjur në hava. Është dhënë kushtrimi siç e kanë zakon malet dhe atë pjesë të batalionit e kanë shpartalluar.
Pas shpartallimit të këtij batalioni te Ura e Tamarës, u përgatit operacioni për të nënshtruar Kelmendin. U përgatit operacioni ushtarak me të gjitha rregullat ushtarake, për të sulmuar Kelmendin. Prek Cali me të tjerë u fshehën për 7 ditë në një shpellë. Në fund janë arrestuar 27 vetë, ndërmjet të cilëve edhe ai vete. U bë gjyqi i tij në Shkodër dhe ai u dënua me vdekje dhe u pushkatua”.
Studjuesi Vukaj solli të plotë, deponimin e Prek Calit në gjyq: “Kur më pyetën, tash që kanë ikur gjermanët dhe partizanët po hyjnë nga çdo anë, ç’duhet të bënim? Nuk isha i bindum, nëse duheshin pritur me luftë apo jo. Personave në fjalë, u thashë se populli duhet të ketë mendjen dhe të mos luftonte kundër partizanëve, për me rujt kryet dhe vendin e vet. Nuk shkuan shumë ditë dhe papritur mora lajmin se kishte nisur lufta në Tamarë. Unë atëherë, me rastin më të parë, i lajmërova të tërhiqeshin nga lufta. Por, ata nuk më dëgjuan dhe vazhduan luftën”.
Kjo është e vërteta e asaj që quhet rezistenca apo lufta e Kelmendit. Disa thonë ka qenë kryengritja e Kelmendit, disa thonë antikomuniste, të gjitha  përralla me mbret. Sipas mendimit tim, ajo ka qenë një luftë vëllavrasëse. Unë e kam quajtur vëllavrasja e Kelmendit, në janar 1945”.
Studiuesi Shaqir Vukaj tha është koha që shqiptarët të mos shohin pas, por të ecin para, ashtu siç kanë bërë shumë vende ish komuniste.
“Unë kam jetuar ca kohë në lindje, Bullgari, Çeki, Rumani. Këto vende ish komuniste e kanë lënë pas të kaluarën. Prandaj mendoj se ka ardhur momenti,  që t’i harrojmë edhe ne kohët e kaluara. Historianët le të shohin në mënyrë objektive dhe të shkruajnë. Ndërsa ne t’i lëmë këto përrallat politike”, tha Vukaj. /Dritare.net/
ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: RISI/ Arabia Saudite lejon grate te frekuentojne stadiumin brenda vendit
Artikull pas: EUROPOL godet bazen e falsifikuesve te eurove e dollareve ne Ballkan, ka edhe shqiptare

TË FUNDIT

parlament bosh 2024
  • News

KUVENDI I RI – PS me 53 emra të rinj, PD me “gardën” e vjetër në parlament, 43 nga lista e mbyllur, 7 nga ajo e hapur

ShkodraWeb 20 May, 2025
benet beci falenderim diaspora 2025
  • News

“5539 zemra larg, por gjithmonë pranë Shkodrës”, Benet Beci falenderon Diasporën për mbështetjen në zgjedhje

ShkodraWeb 20 May, 2025
ambulance policia naten 2023
  • News

EMRI – U ekzekutua pak pas mesnate, policia jep detaje për 29- vjeçarin që ndërroi jetë në spital…

ShkodraWeb 20 May, 2025

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit 20 May, 2025
  • EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi 20 May, 2025
  • STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Hapësirë unike kushtuar trashëgimisë e historisë së Shkodrës”, Beci: Muzeu i Lundrimit po merr formë 20 May, 2025
  • “Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët”, shpërthen keq në PD, Kalaja akuza deputetes demokrate 20 May, 2025
  • KUVENDI I RI – PS me 53 emra të rinj, PD me “gardën” e vjetër në parlament, 43 nga lista e mbyllur, 7 nga ajo e hapur 20 May, 2025
  • “5539 zemra larg, por gjithmonë pranë Shkodrës”, Benet Beci falenderon Diasporën për mbështetjen në zgjedhje 20 May, 2025
  • EMRI – U ekzekutua pak pas mesnate, policia jep detaje për 29- vjeçarin që ndërroi jetë në spital… 20 May, 2025
  • “Në dy muajt e parë të viti u shënuan vetëm 980 kërkesa”, Eurostat: Bien aplikimet e shqiptarëve për azil 20 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 20 maj 2025… 20 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 20 maj 2025… 20 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

vior sinani alban xhaferi 2025
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia…

ShkodraWeb 20 May, 2025
vitor martini 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit

ShkodraWeb 20 May, 2025
hani hotit dogana 2
  • Aktualitet

EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi

ShkodraWeb 20 May, 2025
ps pd logo shkoder sfond
  • Aktualitet

STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë…

ShkodraWeb 20 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.