Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ish-ministrit Saimir Tahiri i zgjatet hetimi, Prokuroria pret dosje nga Italia e Greqia

ShkodraWeb 12 April, 2018
tahiriMaksHaxhija

Tre muaj pasi morën kohë shtesë për hetimet ndaj dosjes “Habilaj – Tahiri”, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur sërish kartonin, duke kërkuar zgjatje të afatit hetimor edhe për 90 ditë të tjera. Shtyrja e hetimeve është firmosur deri në datën 18 qershor, derisa autoritetet e drejtësisë jashtë vendit të kthejnë përgjigje për dy letërporosi, të cilat pretendohet t’i shërbejnë hetimit.

Në pritje të dorëzimit të dy letërporosive, njëra nga Greqia dhe tjetra nga Italia, Prokuroria e Krimeve të Rënda që po heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ka kryer lëvizjen e radhës.

Grupi hetimor i ka kërkuar Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive që t’i depozitojë deklaratën e pasurisë për vitin 2017 të ish-ministrit Tahiri.

Ky veprim hetimor vjen në një kohë kur ish-ministri i Brendshëm sipas ligjit antimafia është edhe nën hetim pasuror përderisa, ish-zyrtari i lartë aktualisht deputet i pavarur, dyshohet për trafik e korrupsion. Më herët informacione për asetet pasurore jo vetëm të Tahirit, por edhe të familjarëve të tij janë kërkuar edhe nga Hipotekat, Doganat, Qendra Kombëtare e Biznesit, por edhe agjenci të tjera.

Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë nuk ka vendosur ende një datë se kur do ta shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë që këmbëngul që Tahirit t’i ndalohet të dalë jashtë Shqipërisë.

Kërkesa është regjistruar në datën 7 shkurt, pak kohë pasi akuza humbi në gjykatë me qëndrimet për bllokim të pasaportës së ish-ministrit. Hetimet në themel, ndërkohë gjenden në vendqëndro.

Prokurorët shpresojnë që të marrin nga italianët dhe grekët materiale shtesë që do të hidhnin dritë mbi dyshimet e tyre për çështjen më të bujshme të vitit 2017, e cila nisi nga botimet në media pas goditjes së grupit të Habilajve./TCH/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Pritej sot në Kuvend, por Saimir Tahiri nuk shkoi- 2 javë kohë për të shpëtuar mandatin nga “djegia”
Artikull pasardhës: VIDEO/ Derbi “shqiptar” në Europa League fitohet nga Berisha…Lazio mundet thellë

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bujar spahiu ramazani 2026

VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.