Një deklaratë e fortë ka ardhur nga ana e ish Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj, i cili është shprehur se Saimir Tahiri e ka marrë personalisht në telefon Altin Qaton, drejtorin e Policisë së Elbasanit, dhe i ka kërkuar që të zhdukë patentat e tij të lundrimit, të gjetura në makinën e Orest Sotës, së bashku me shumën prej mbi 800 mijë eurosh.
I ftuar në “360 gradë” në Oranews, Demiraj u shpreh se Altin Qato vetë nuk ka bërë përpjekje për të hequr patentat nga makina e Orest Sotës.
“Tahiri ka telefonuar Qaton për të hequr patentat… Na kanë thënë se kemi gjetur ca para të shpërndara në makinë që tregon se ka pasur një sasi shumë të madhe se sa ajo qe është gjetur. Ketë e kam te konfirmuar nga 10 veta të cilët me shumë siklet i kemi takuar e na kanë dhënë informacion se i heqin menjëherë nga puna. Nuk supozoj unë, telefonata ka ndodhur dhe drejtori i qarkut të Elbasanit i ka thënë nuk jam këtu nuk jam atje se ka qenë aty me njerëz vërdallë, pra zoti Altin Qato”, ishte deklarata e Demirajt.