Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Ish-Ministri i Ramiz Alisë nga maja e Akademisë…”, gjuhëtarja e njohur për Gjinushin: Kur unë studente hyra në grevë…

ShkodraWeb 11 October, 2022
skender gjinushi ledi shkreli

Po ndjek me njërin sy një intervistë, se me syrin tjetër po bëj gati një botim (me propozim të Università di Biologna), një botim sociolinguistik që përmbledh 4 Teza Masteri mbi Arbërishtet nga studentet e mia. Jam krejt e zhytyr në vizione e vegime perëndimore ku flitet e punohet veç për hapje e masivizm të kërkimit shkencor Pedagogë – Studentë. Jam e lumtur se këto 4 vajza arbëreshe do kem mundësi, përmes akordesh ndëruniversitare t’i sjell për studime tê thelluara edhe në Institucionin ku unê punoj në Tiranë – Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA), e cila duke qene një Institucion i Arsimit të Lartë, po me rezulton se e ka thjesht e mbarë të lidhet me Departamentin e Gjuhësisë ku unë punoj këtu ne Bologna. Kolegët e mi të këtushem i gëzohen kësaj marreveshjeje ngaqe sic thone ata me te drejte, kane mbi 40 vjet pa pase lajme nga Shqipja. Qysh në kohë të Tagliavinit – më thotë një koleg. Qesh dhe i them: atëhere ishim shkencërisht të lirë.

Pra jam në këto hulli të mendjes kur nga televizori më vjen zëri i politikanoakademikut Gjinushi. Sinqerisht nuk do të ma kapte veshi po qe se nuk do kish folur per Albanologjinë. Shikoni ç’thotë:

I Zoti i Akademisë: Albanologjia duhet të kthehet aty ku hyri në 1972, pra nën Asamblenë e Akademisë së Shkencave (bobooo prapë me Asamble ky! S’i ve faj, i asaj kohe është, i kohës se Pleniumeve. Ka qenë Ministër kur unë studente hyra në grevë urie për t’i rrëzuar “asamblenë”).

Moderatorja: A nuk është ky një kthim prapa?

I Zoti i Akademisë: Epo nanjëherë duhet kthyer prapa për të ecur para. (Bobooo! Vetëm Leninit ia kisha dëgjuar këtë variant kur shkruate “një hap prapa, dy hapa para).

Moderatorja: Por sërisht mbetet kthim prapa apo jo?

I Zoti i Akademise: Epo duhesh kthyer prapa kur ke humbur rrugën! Se duhet një shkencë elitare!!!

Këtu e mbylla televizorin se m’u sos! Se ish-Ministri i Ramiz Alisë nga maja e Akademise po më tregonte serish RRUGËN mua ish-studentes së Dhjetorit, tashmë albanologe në Tiranë e pedagoge në Bologna, në Departamentin e Ekselencës të renditur të 42 në botë, e që ASA do kete fatin ta kete partner. Po na tregon sërish udhën ne “të paudhëve” që kemi shpëtthyer bunkerin sovjet dhe shohim nga Europa.

Jo zotëri, ti Albanologjine s’do ta kesh KURRE! Hapi veshet mire: KU-RRË! Dhe a di pse? Se ASA tashmë i përket Ballkanit dhe Europes, e jo bunkerit tënd.
Dhe sidomos, se Albanologjia, sikunder çdo dije tjeter nuk ka me qene kurre ELITARE sic e do ti (ta neveris kete koncept prej Bllokmeni tipik), por do vijoje te jete nje shkence qe i sherben Shpatullave te Kombit, Nderlidhjes se mbare Kombit, Reformiit te Shkollimit me Gjuhe e Kulture të mbarë Kombit.

Ta neveris sovjetizmën tende! Ndaj per kete, qofte edhe vetem per kete, ti Albanologjine nuk do ta bugosesh dot me kurrë në kthinat e Asamblese se Akademisë tënde, se jotja është e qoftë!

Albanologjia eshte Qielli drejt se cilit ngre syte cdo shqiptar! Dhe ti qiellin nuk na e fut dot në bunkerin tend sovjet!

Jete të gjatë, Albanologjia ime! Te gjate sa Kombi yt! Të Lirë sa Gjuha jote! /Nga Ledi SHAMKU SHKRELI, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “I kemi hapur sytë kur kanë qenë proceset demokratike”, Gjunushi i përgjigjet Berishës për shitjen e PSD- së…
Artikull pasardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë 12 tetor 2022…

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
ndrek luca rikard ljarja

PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë…

ShkodraWeb 13 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.