Për ish ministrin Besnik Mustafaj, ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj pas protesës së opozitës nga e shtuna, moralisht është më i dobët se përpara.
I ftuar ne News24, Mustafaj u shpreh: “Moralisht ministri i Brendshëm është më i dobët se sa ishte më parë, se si e lexon zoti Xhafaj këtë situatë nuk e di”.
Por cfare skenari mund te kete menduar opozita pas 28 qershorit?
“Nuk e di cfarë skenari tjetër ka ndërmend opozita, por ne nuk kemi një opozitë revolucionare, do ishte gabim të mendohej se do kemi veprime politikisht më të tendosura”, tha Mustafaj./panorama/