
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi sot se kryeministri Edi Rama ka paguar 1 milion euro për të realizuar takimin me presidenti e Francës, Emanuel Macron. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Manjani thekson se kjo shumë është paguar nga taksat e shqiptarëve.
Sipas ish-ministrit që vjen nga radhët e LSI, se në kompaninë “Rothschild & Cie” që do të konsultojë qeverinë shqiptare se si të ulë borxhin ka punuar dikur Macron.
REAGIMI I MANJANIT
1 milionë Euro nga taksat për një takim me Macron!
Kompania “Rothschild & Cie” do na konsultojë qeverinë se si të ulë borxhin!!! Se çfarë shkence është kjo që kërkon konsulencë, Rilindja e di!
Ndërkohë borxhi u shtua me 1 milionë…
Nga një kërkim në google, te kjo kompani paska punuar Macron-i…
Pas tenderit, bëhet takimi… Hajde se po e pranojmë një takim për aq para, por a zgjidhi gjë? Se mesa duket ju mbeti rekomandimi jo për BE, por për spital…
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!