
Ish-ministri i Brendshëm “teknik” Dritan Demiraj përmes një statusi në faqen e tij të “Facebook”-ut ka reaguar lidhur me taksën e Rrugës së Kombit. Teksa solli shembullin e autostradave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Demiraj pohoi se dje kishte bërë 1072 km udhëtim në një superstradë të re dhe nuk kishte paguar asnjë tarifë.
Postimi i Demiraj
“Te nderuar miq!
U nisa sot nga Troy, Michigan per Miami, Florida dhe deri tek hoteli ku po pushoj sonte ne Atlanta, Georgia bera 1072 km ne nje super autostrade e gjitha e re dhe nuk pagova asnje qindarke.
God bless America and Albanian people.
DD, Ph.D.”