Ish- ministri i Brendshem inkurajon policine qe eshte nen shenjestren e krimit

Ish- ministri i Brendshem teknik, Dritan Demiraj ka percjelle nje masazh te forte stimulues per forcat e policise. Ne nje status ne Facebook Demiraj shkruan:
“Te nderuar bashkeqytetare!
Ditet e fundit Policia e Shtetit ne menyren me te paprecedente eshte vene nen shenjester nga grupet kriminale dhe te organizuara.
Policia Shtetit nje nga organizatat qe sakrifikojne cdo dite per te ruajtur rendin dhe qetesine eshte sulmuar me bresheri plumbash, me thika dhe sulmuar me makina te blinduara.
Si ish minister i brendshem, i bej thirrje te gjithe efektiveve te policise qe te kunderveprojne me forcen me te madhe ndaj krimit qe ngre dore kunder uniformes dhe Shtetit. Kjo duhet te jete nje beteje e forte, pa kompromis dhe me zero tolerance. Si qytetar e ndjej detyrim moral te reagoj kur koleget, bashkeqytetaret tane ndjehen te kercenuar, te dhunuar dhe te pa mbrojtur nga keqpolitika. DD.”. /ShkodraWeb/