
Kryetari i Partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima shpall kandidaturën për Tiranën duke sfiduar Erjon Veliajn. Deklaratën e bëri të Ylli Rakipi në emisionin “Të Paekspoziarit’. Kokëdhima tha se duhet goditur Rilindja duke i ndërprerë pushtetin Veliajt në Tiranë.
“Kam vendosur që t’i kërkoj mbështetje Kongresit të partisë ZGJIDHJE që t’i shpall garë Erion Veliajt për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Është shumë e rëndësishme, për ta bërë bashkinë të hapur për qytetarët, pushtet të qytetarëve, pushtet njerëzor dhe efektiv.
Së dyti mendoj se është shume e rëndësishme që të ndërpresim vazhdimësinë e Erion Velisë, sepse Veliaj është një person shumë tipik përfaqësues sektit të Rilindjes, ka të njëjtën filozofi të njëjtë si Rilindja, njësoj si Rama, person i kulturës korrupsionit, merret thjesht me korruptimin”, tha Kokëdhima.