
Ish- kryekomunari i Kastratit ne Malesi te Madhe “i ha koken” pergjegjesit te Zyres Arsimore ne Malesine e Madhe. Gjovalin Veshtaj, ish- kryetar i Komunes Kastrat, me profesion mesues e ka denoncuar ate dhe stafin e tij ne portalin shqiperiaqeduam.al. Gjovalin Veshtaj eshte ankuar se, pavaresisht se ka fituar ne portal, vendin e punes si mesues e ka marre i dyti ne renditje. “Zoti Kryeminister , une qe po ju shkruaj jam me profesion mesues ,jam i persekutuar politik ,ish kryetar komune ne Kastrat MMadhe,antar i PD qe 1992,i pa pune qe 2013 ,kam aplikuar ne portal ‘Mesues per Shqiperine ‘ne 2014 dhe ne 2017.Jam i pari ne test per Degen Gjeografi ne M.Madhe per fat keq ne pune ka hyre padrejtesisht i dyti i portalit.Une u detyrova te ju drejtohem ju se ne M.Madhe nuk kam gjetur zgjidhje. Me shume respekt e shprese Gjovalin Veshtaj!”, ka shkruar ish- kryekomunari.
Nderkohe, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka bërë publik sot në një konferencë për shtyp rastin e Gjovalin Veshtaj i cili kishte aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Ministrja tregoi se edhe pse ai kishte dalë i pari në portal, vendin e punës e kishte zënë i dyti në listë.
Pas këtij veprimi Veshtaj i ishte drejtuar vetë ministres për të denoncuar rastin.
“Ka aplikuar në portalin mësues për Shqipërinë, doli i pari në portal, por fatkeqësisht fitoi i dyti. Bëhet fjalë për Gjovalin Veshtaj. Ju informoj se prej ditës së djeshme qytetari që nuk heshti por e raportoi problemin tek unë, e fitoi të drejtën dhe filloi punë,” tha Nikolla.
Me kete deklarate ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka njoftuar shkarkimin kreut te drejtorise arsimore te Malesise se Madhe, pas nje denoncimi te bere ne portalin Shqiperiaqeduam.al. Gjithashtu Lindita Nikolla tha se kishte kërkuar shkarkimin e përgjegjësve të zyrës së arsimit në Malësi të Madhe.
Postimi i plote i ministres Nikolla
Një qytetar fiton të drejtën dhe një zyrtar largohet nga detyra. Ki besim! Nuk je aspak i vetëm përballë zyrtarit që nuk të dëgjon. Qeveria është në anën tënde.
Mjafton një mesazh në shqiperiaqeduam.al për të vënë në lëvizje qeverinë për zgjidhjen e problemit që ke me administratën. Mjafton një mesazh për të shmangur kërkesën për rryshfet në një zyrë shteti, duke marrë të drejtën e mohuar dhe ndihmuar në pastrimin e zyrave të shtetit nga grabitqarët, përmes shqiperiaqeduam.al. Mjafton një mesazh për t’u bërë pjesë e koalcionit të madh të njerëzve të zakonshëm për Shqipërinë që duam, duke i dhënë fuqinë qeverisëse zërit të shpresave e të nevojave tuaja
S’të kushton asgjë dhe mund të bësh shumë për veten e për vendin tonë përmes shqiperiaqeduam.al