ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Ish- komiteti i partisë për të konstituuar këshillin ilegjitim…”, PD Shkodër: Edi Rama, mos luaj me zjarrin…

Partia Demokratike,dega Shkodër ditën e nesërme në orën 10:00,para Prefekturës do të organizojë një protestë paqësore për mbrojtjen e vlerave të demokracisë e të dinjitetit tonë si qytetarë të Shkodrës.

Ne nuk duhet asesi të pranojmë konstituimin e një këshilli ilegjitim e aq më pak në rektoratin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Aty ku krejt pranë, 30 vite më parë jemi mbledhur të gjithë pa asnjë ndasi politike, të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist. Pikërisht vendin që me 2 Prill, 4 dëshmorët e Demokracisë e lanë me g.jakun e tyre e ku qindra të tjerë u p.lagosën. Rilindasit zgjodhën ish- komitetin e partisë për të konstituar këshillin ilegjitim vetëm për të provokuar qytetarët e Shkodrës. Ne nuk mund të pranojmë të jemi dëshmitarë të vendosjes së një tjetër regjimi. I bëjmë thirrje Edi Ramës të mos luajë me zjarrin,të mos luajë me Shkodrën! Shkodra do të dijë sërish t’i dalë për Zot vetes.

Prandaj i ftojmë të gjithë të bashkohen me ne, për dinjitetin e qytetit tonë,për dinjitetin e Shkodrës !

#partiademokratikeShkoder #pd /Deklaratë e PD Shkodër, publikuar në faqen e saj në Facebook/

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.