Skip to content
15 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Sport

Ish-kapiteni kritikon futbollistët aktualë te Vllaznia: Janë pa karakter!

ShkodraWeb 9 November, 2017
belishaA840

Amarildo Belisha kritikon ashpër lojtarët aktualë të Vllaznisë për paraqitjen e bërë në fazën e parë. Ish-kapiteni kuqeblu, në një bisedë për “Panorama Sport”, i cilëson futbollistët si pa karakter për mënyrën se si janë shfaqur në fushë. “Ekipi është më mirë se vitin e kaluar, nisur nga emrat që ka në përbërje, por jo nga ajo që po tregojnë në fushë. Unë pres shumë më shumë nga këta djem. Kemi kërkuar një ekip me shkodranë dhe ja ku e kemi.

Nuk ua lejoj këtyre lojtarëve shkodranëve që të vijnë ekipet në fushën tonë dhe të luajnë si të duan, ndërsa ne nuk reagojmë. Djemtë duhet që të tregojnë karakterin e tyre. Nuk kanë mundësi për të qenë në gjendjen më të mirë në të gjithë drejtimet, por kurrsesi nuk duhet që të harrojnë dhe të luajnë pa gjak dhe pa grintë.

Vjen Flamurtari në Shkodër dhe nuk shikojmë asnjë reagim nga lojtarët. Pas minutës së 80-të, ekipi nuk kalon as gjysmën e fushës. Me Partizanin ka një qarkullim topi pa asnjë rrezikshmëri. Edhe në ndeshjet me Teutën dhe Kamzën ekipi nuk tregon stabilitet. Ndërsa me Kukësin nuk arrijnë që të mbajnë rezultatin.

Të dy golat ishin të evitueshëm. Në rastin e parë portieri dhe në të dytin e gjithë mesfusha. Në kohën tonë, kur na ngarkonte trajneri një detyrë, atë u mundonim ta zbatonim duke dhënë shpirtin në fushë. Kjo mungon tashmë te Vllaznia. Kërkohet shumë më tepër nga këta djem. Nuk mund të numërohen me gishtat e njërës dore lojtarët që kanë justifikuar veten pas kësaj fazë të parë”, është shprehur fillimisht Belisha.

STAFI TEKNIK

Ish-mesfushori ka folur edhe për lëvizjet në stafin teknik. “Unë e fillova me lojtarët, pasi Cungu dha dorëheqjen. Ai me sa duket kishte shumë për të thënë, por e mbylli me vetëm një dorëheqje.

Afrimi i trajnerit të ri dhe stafit të tij pritet që të ketë ndryshime, por unë shkoj më tej. Unë e shikoj më shumë tek ana menaxhimit duke filluar që te kryetarja e bashkisë, që me të vërtet jep para, por nuk kërkon llogari ku shkojnë këto lekë. Bëhen analiza pa asnjë masë duke i dhënë vetëm besim ekipit. Kjo më duket e pakuptimtë. Te Vllaznia nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie”.

VAZHDIMËSIA

Në fund, Belisha ka folur edhe se si e shikon të ardhmen e skuadrës. Sipas tij, Vllaznia duhet të reflektojë gjatë kësaj faze, pasi janari mund të jetë vonë. “Ecuria e Vllaznisë nuk është e mirë. Statistikat flasin shumë keq dhe deri në këto momente nuk janë në favor të ekipit. Megjithatë, shpresat janë të mëdha për të ndryshuar këtë situatë në javët e ardhshme.

Nuk duhet që të jemi shumë entuziastë nëse nuk e shikojmë ndryshimin në rezultate. Janari më duket shumë larg, pasi janë edhe nëntë ndeshje për t’u luajtur deri në fund të këtij viti. Pastaj, unë nuk e shikoj merkaton se mund të na sjellë ndonjë gjë të madhe. Le të shpresojmë te stafi aktual, por me tepër te këta djem që të japin maksimumin për këtë fanellë”, përfundoi ish-mesfushori, i cili me fanellën e Vllaznisë dhe të Besës ka fituar trofe. /Nga Admir Uruçi/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: DYSHIMET/ Tahiri dhe Sota shkembyen makinat ne Mal te Zi dhe hyne nga Muriqani ne Shqiperi
Artikull pas: Gjendet i vdekur ne banese 21- vecari, nuk ka shenja dhune

TË FUNDIT

armando broja
  • Kryesore

“Sulmuesi në shok”, anglezja “The Sun” artikull për Brojën: Ka ngjallur shqetësime pasi u pa i përlotur

ShkodraWeb 14 November, 2025
andorra shqiperi 2025
  • Kryesore

VIDEO – Historike, Shqipëria për herë të parë në play- off të një Botërori, kuqezinjtë të dytët në grup…

ShkodraWeb 13 November, 2025
lista-web-100
  • Aktualitet

EMRAT – Cilët janë “gladiatorët” që Silvinjo u beson realizimin e ëndrrës së Botërorit…

ShkodraWeb 7 November, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim… 15 November, 2025
  • Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj 15 November, 2025
  • NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike… 15 November, 2025
  • Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi… 15 November, 2025
  • Atentati tek rrethrrotullimi i Rinasit, ndërron jetë edhe i plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri)… 15 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • “Sulmuesi në shok”, anglezja “The Sun” artikull për Brojën: Ka ngjallur shqetësime pasi u pa i përlotur 14 November, 2025
  • VIDEO – Kapen rreth 13 kg kanabis, armë e municione, arrestohen 7 persona të përfshirë në trafik… 14 November, 2025
  • “Janë dërguar 2 urdhër- thirrje”, Berisha përgenjeshtron SPAK: Është një gënjeshtër absolute… 14 November, 2025
  • “Vendimi i GJK, s’do i biem murit me kokë”, Rama i qartë: Veliaj kryetar i bashkisë Tiranë deri më 2027 14 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

magazine kanabisi mark lula 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim…

ShkodraWeb 15 November, 2025
makine e djegur
  • Aktualitet

Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj

ShkodraWeb 15 November, 2025
tonin gjuraj konference 2025
  • Kryesore

NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike…

ShkodraWeb 15 November, 2025
rruga-shkoder-hani-hotit
  • Aktualitet

Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi…

ShkodraWeb 15 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.