“Mu mërzitën femrat dhe paratë, prandaj mora vendimin më të rëndësishëm të jetës sime për tu bërë prift”. Kështu ka rrëfyer ish-mesfushori i Manchester United, Philip Mulryne.
39-vjeçari, i cili ka dalë nga akademia e United, një prej ekipeve më të mira në botë ku u aktivizua edhe për dy sezone.
Ndonëse në një prej skuadrave më të mira në botë, e me një pagë 600 mijë paund në vit, Mulryne ka theksuar se stili i jetës që bënte nuk e kënaqte, sepse asgjë nuk zgjaste.
“Stili i jetës që bëja më sillte kënaqësi, por asgjë nuk zgjaste. Fillova të mërzitesha dhe kërkoja gjithnjë e më shumë. Pas disa kohësh nisa të pyes veten se çfarë po bëja. Derisa kuptova se ai nuk ishte stili i jetës që do më bënte të lumtur”, ka treguar Mulryne, pak pasi mori detyrën e tij si prift i Kishës Katolike në Dublin të Irlandës. /shqiptarja.com/