Pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në lidhje me akuzat e bëra ndaj tij dhe vëllait të tij reagoi edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi.
Sipas tij ndërkohë që policët e thjeshtë mbajnë përgjegjësi për veprimet e familjarëve të tyre, nuk ndodh kështu me ministrin e Brendshëm.
“Ministri i Brendshëm nuk mban përgjegjësi për vëllain trafikant droge! Polici më i thjeshtë sigurisht që PO! Ai është “i padenjë” për të luftuar krimin, edhe nëse e ka nisur këtë mision fisnik që fëmijë, madje edhe nëse ka plagë të krimit në trup! TURP!!!”, shkruan Prençi.