Ish- deputetja socialiste publikon foton e rralle dhe ka nje mesazh

Nga Ledi Shamku
Meqë ata që duhet të heshtin, flasin!
Meqë ata që duhet të belbëzojnë ndjesën, ulërijnë ende urrejtjen e vjetër, po ju postoj këtë foto duke sqaruar veç dy emra e dy data:
Në këtë foto shihen dy burra:
1. Ai me tirqe është Prek Cali, laiku me ndikimin më të fortë në Malci vrarë nga “partizanët” (sigurisht xhelatët e ndjekjes) më 25 Mars 1945. Sot ende pa varr.
2. Ai me veladon është dom Nikoll Gazulli, famulltari i Shkrelit, kleriku i Malcisë, albanologu të cilit i detyrohemi shumë, vrarë fiks një vit më vonë, me 23 Mars 1946, nga të njëjtët xhelatë që pasi e vranë, e quajtën “krimineli me damkë”. Frati kështu!!! Sot ende pa varr.
E njëjta dorë vrastare! Tash gjykoni vetë. Përrallat me “tradhëtarë” mbajnë era regjim. Si sot 3 vjet kishim fotot e Martirëve në shesh.