Skip to content
31 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet

IRONIA ME AZILKËRKUESIT/ Shqiptarët drejt BE-së, irakenët dhe afganët drejt Shqipërisë…

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Kur shqiptarët prej disa vitesh, me një kulmim në vitin 2015, i janë drejtuar shteteve europiane për të kërkuar azil, për ironi ka edhe një rritje të dukshme të kërkesave nga te huajt për azil në Shqipëri. Shifra në vetvete ndoshta nuk përcjell këtë ide, por rritja me 126%, gjithsesi nuk është se mund të kalojë pa rënë në sy. Instituti i Statistikave publikoi të dhënat për të huajt dhe azilkërkuesit në Shqipëri për vitin 2016, ku bien në sy një sërë tendencash.

“Azilkërkuesit në Shqipëri, referuar Drejtorisë së Azilit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, rezultojnë 240 persona në 2016, shifër kjo e cila ka shënuar rritje me 126%, krahasuar me 2015. Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve, në Shqipëri kuptojmë se shumicën e rasteve e përbëjnë ato me origjinë nga Siria, rreth 130 azilkërkues dhe ato me origjinë nga Afganistani, rreth 60 azilkërkues për 2016. Në 2016, vihet re një rritje e numrit të azilkërkuesve nga Afganistani dhe Iraku” thuhet në raportin e INSTAT.

Të huaj në Shqipëri
“Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2016, përbën rreth 0,4% të popullsisë rezidente. Gjatë 2016, numri i të huajve rezidentë përbëhet nga 8.324 meshkuj dhe 4.195 femra. Meshkujt zënë rreth 66% në numrin e të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri.

Të huajt sipas vendit të origjinës në 2016, kryesohen nga vendet e Europës, të cilët zënë 66,5% të të huajve gjithsej. Të huajt me origjinë nga Europa janë 8.324, duke shënuar një rritje me 10,1%, krahasuar me 2015. Të huajt me origjinë nga Azia janë 3.244, duke shënuar një rritje me 89,6%, krahasuar me 2015. Të huajt me origjinë nga Afrika, Amerika dhe Oqeania janë 951, duke pësuar një rënie me 26,2%, krahasuar me 2015” vlerëson INSTAT.

Po kështu, referuar arsyes së dhënë nga të huajt në vitin 2016 ata që aplikojnë për leje qëndrimi për punësim zënë 50,0% të të huajve gjithsej, ndjekur nga aplikimet për bashkim familjar me 22,2%, aplikimet për qëllime humanitare me 19,1%, aplikimet për studime me 5,2% dhe aplikime për arsye të tjera me 3,4 %. /Monitor/

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: DEBATE TE “SIGURIA”/ Deputeti Sterkaj: Grabitjet filmohen, nuk identifikohen grabitësit!
LAJM PAS: 35- vjeçari i dyshuar për vrasjen e Suela Sulës Shkodër, del para Gjykatës së Krimeve të Rënda

TË FUNDIT

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • Aktualitet

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës

3 hours ago
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…
  • Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…

4 hours ago
VIDEO – “Uroj të mos kthehet si ‘Shtëpia e Mushkajës’…”, Dhoma e Avokatisë Shkodër reagon pas mbylljes së Gjykatës së Apelit
  • Aktualitet

VIDEO – “Uroj të mos kthehet si ‘Shtëpia e Mushkajës’…”, Dhoma e Avokatisë Shkodër reagon pas mbylljes së Gjykatës së Apelit

6 hours ago

TË FUNDIT

  • “Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • “UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane
  • Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…
  • FRYMËZIM – Iku 11 vjeç nga Shqipëria vetëm me të nënën e tij, sot i riu shqiptar fiton 150 mijë euro në muaj…
  • VIDEO – “Uroj të mos kthehet si ‘Shtëpia e Mushkajës’…”, Dhoma e Avokatisë Shkodër reagon pas mbylljes së Gjykatës së Apelit
  • OPINION NGA ARDIT RADA – Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother…

TË FUNDIT

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • Aktualitet

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës

3 hours ago
“UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane
  • Kryesore

“UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane

3 hours ago
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…
  • Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…

4 hours ago
FRYMËZIM – Iku 11 vjeç nga Shqipëria vetëm me të nënën e tij, sot i riu shqiptar fiton 150 mijë euro në muaj…
  • Kryesore

FRYMËZIM – Iku 11 vjeç nga Shqipëria vetëm me të nënën e tij, sot i riu shqiptar fiton 150 mijë euro në muaj…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.