E lindur në Shkodër, në Shqipëri, ka frekuentuar Universitetin Zonja e Këshillit të Mirë në Tiranë për tu transferuar në Itali dhe të bëhej koordinatore e mjekëve të rinj të huaj të AMSI, Shoqata e Mjekëve me Origjinë të Huaj në Itali. Bashkëpunon kryesisht me ente private, si Kryqi i Bardhë dhe CMP- Global Medical Division, ashtu siç ndodh shpesh me mjekët e huaj që, pavarësisht kualifikimeve, nuk mund të përfshihen në sektorin publik. Artes Memelli është e specializuar në mjekësinë e emergjencës dhe është e mësuar të jetë gjithmonë në vijën e parë jo vetëm në punë por edhe në betejën për të drejtat e mjekëve të huaj në Itali.
Kur keni vendosur të vini në Itali?
Kur kam kuptuar se sistemi shendetësor në vendin tim nuk më pëlqente. Mjekët në Shqipëri janë të keqpaguar dhe shpesh duhet ti nënshtrohen privatit sepse tek publiku ka pak punë dhe shumë pak prioritete mjekësore. Në Itali, nëse ke forcë vullneti, ka punë.
Familja jote të ka mbështetur?
Jo. Fillimisht menduan se dega e mjekësisë është një rrugëtim shumë i gjatë për një femër dhe nuk do të më kishte dhënë hapësirën për të qenë bashkëshorte e nënë. Për më shumë, nuk bashkëndanin zgjedhjen time për të ardhur në Itali, në një realitet që nuk njihnin. Por unë kam dashur gjithmonë të jem e lirë, duke bërë zgjedhjet e mija.
Çfarë do të thotë të jesh një mjek i huaj në Itali?
Ndyshe nga të tjerë nuk kam patur probleme me përshtatjen, meqenëse kam frekuentuar një universitet italian. Pengesa ime, ashtu si për shumë mjekë të tjerë të huaj, është ai i të mos paturit të nënshtetësisë italiane. Kjo do të thotë se nuk mund të marrësh pjesë në rrugëtime publike, e mbi të gjitha, të mos jemi të mbrojtur në nivelin e sigurimeve. Në sektorin publik mund të punojmë vetëm si profesionistë të lirë, pa një kontratë.
Ke filluar procedurat për të marrë nënshtetësinë italiane?
Po. Do të zgjidhte shumë probleme…jo vetëm në nivelin e mundësive të punësimit. Mund të shkoja të bëja kërkime në vende ku nuk mund të shkoj me një pasaportë shqiptare. Do të më pëlqente të bëja ndonjë eksperiencë jashtë por edhe të mund të kthehesha në Shqipëri për ndonjë bashkëpunim mjekësor, për ti dhënë mbështetje atij që mbetet vendi im.
Çfarë mendon për emergjencën sociale e shkaktuar nga koronavirusi?
Çdo gjë që është e re, tremb. Është e drejtë dhënia e alarmit dhe përdorimi i masave parandaluese për ata që vijnë nga qendra e epidemisë. Por injoranca dhe racizmi ndaj çdokujt që është me origjinë kineze, nuk është i justifikueshëm. Komuniteti i mjekëve vajton humbjen e mjekut të ri Li Wenliang, i vdekur pasi është burgosur sepse dha alarmin për koronavirusin. AMSI ka kërkuar një hetim ndërkombëtar lidhur me vdekjen e tij. /Përktheu dhe përshtati nga italishtja ShkodraWeb Media/