Në një intervistë për italianen “Il messaggero”, Rama ka komentuar protestën e opozitës. Ai tha se ajo nuk është protestë e popullit, ndërsa e cilësoi si protestë të “pushtetit të vjetër”.
“Po çfarë proteste e popullit! Këtu nuk jemi përballë jelekverdhëve apo studentëve apo sindikatev apo forcave sociale. Kjo është një protestë e organizuar nga establishmenti 5 vjeçar që u la jashtë nga populli me miliona vota. Më godet fakti që mediat italiane i kanë dhënë kaq shumë rëndësi një manifestacioni të opozitës në të cilën u nxit dhuna në mënyrë të pashembullt. Italianët duhet të dinë se jemi thjesht përpara zgjedhjeve. Opozita është shumë mbrapa sipas sondazheve, duket se do të humbi në të gjitha qytetet”, ka thënë Rama.
Por sheshi do të jetë plot. Çfarë udhëzimesh i keni dhënë policisë?
Çfarë duhet për të mbledhur 10-15 mijë vetë në një vend të vogël me 4.2 milion banorë? Unë nuk jap udhëzime, nuk jam shefi i policisë apo ministri i brendshëm, nuk më takon mua të organizoj sipas ligjit mbrojtjen e kufijve ligjorë të një proteste. Policia të shtunën u tregua fantastike, ata u lënduan mes protestuesve në një vend që vite më parë, në 2011 ku katër demonstrues u qëlluan nga dritarja e Kryeministrisë.
I referoheni kohës kur kreu i partisë demokratike, Lulzim Basha ishte ministër i brendshëm?
Nuk flas kurrë për kundërshtarët e mi në një gjuhë të huaj, edhe pse është gjuha e mamasë sime e cila kishte origjinë italiane.
Opozita ka braktisur parlamentin. Si do të vazhdojë më tej?
Ma thoni ju, edhe ju keni kaluar një fazë të re të një opozite ndryshe që tani është në qeveri, por kurrë nuk kamë dëgjuar të kenë kërcënuar me djegie të mandateve.
Opozita ka braktisur Parlamentin. Si do të shkohet më tej…
Ma thoni ju, edhe ju keni kaluar një fazë të një opozitë kundërshtare që tani është në qeveri, por nuk kam dëgjuar kurrë të ketë kërcënuar se do të djegë mandatet parlamentare.
Sali Berisha, lider historik i PD, ju akuzon per vjedhje elektorale…
Para zgjedhjeve, një vit e gjysmë më parë, edhe pse kishim maxhorancën pranuan një kompromis për të cilën, opozita mori gjysmën e qeverisë, përfshiire ministrinë e brendshme.
Opozita flet për 20 % të votave të falsifikuara.. ?
OSBE ka legjitimuar rezultatin e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare, dhe kundërshtarët tanë nuk kundërshtuarn asgjë deri në tetor kur nisi beteja për lidershipin në partinë e tyre. OSBE ka rekomanduar të kryhet reforma zgjedhore për të përmirësuar sistemin dhe ne kemi ftuar opozitën për ta shkruar dhe do ta kishim miratuar atë. Përkundrazi, ata braktisën parlamenti per 6 muaj. Ata thonë se me Edi Ramëm ata nuk kanë asnjë shans për të fituar. Dhe ata duan që unë të jap dorëheqjen për të bërë një qeveri kalimtare. Do të ishte sikur t’i kërkoje Juventusit, pasi është shumë i fortë, të pranojë që formacionin ta bëjnë të tjerët dhe jo trajneri i tij, dhe ai të kthehet në renditje duke filluar kampionatin nga zeroja … pa Ronaldon! »
Kundërshtarët tuaj ju krahasojnë me Maduron?
Ndryshe nga Venezuela, në Shqipëri, amerikanët dhe Evropa i kanë apeluar opozitës për t’iu nënshtruar parimeve demokratike. Nëse do të isha Maduro, do të kisha probleme me SHBA-në apo BE-në. Opozita jep një imazh të rremë të vendit dhe të ardhmes të Shqipërisë.