
Ballist (Ismail) Morina mund të vetëflijohet në qeli, në rast se drejtësia kroate do të vendosë përfundimisht pro ekstradimit të tij në Serbi. Ky rrëfim vjen nga bashkëshortja e “Ballistit”, Federica Lo Torto, e cila nëpërmjet një intervistë për “Pasdite në Top Channel”, tregon çdo peripeci të kaluar: dorëzimin e tij, vuajtjet e saj dhe fëmijëve, dhe betejën ligjore dhe politike për mos-ekstradimin e të shoqit në Beograd.








