Rolando Zarate, menaxheri i Lautaro Martinez, praktikisht ka zyrtarizuar transferimin e klientit të tij nga Racing Club tek Interi gjatë verës së ardhshme.
“Martinez do të shkojë tek Interi për 24 milionë euro. Marrëveshja është 99% e mbyllur, thjesht duhet të presim edhe vizitat mjekësore dhe të zgjidhim disa probleme të vogla fiskale. Kemi folur në vazhdimësi me zikaltrit për kalimin e tij në qershor në Milano, edhe pse në Argjentinë dëshirojnë ta mbajnë deri në dhjetor. Interi, duke qenë se ka paguar kaq shumë para, nuk ka ndërmend ta huazojë.”
20-vjeçari do të mund të luajë vetëm fazën e parë të Copa Libertadores me Racing, më pas do të vihet menjëherë nën urdhrat e Spallettit./panorama/