ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Interesimi nga Real Madrid për Pochettino, trajneri i Tottenham:Duhet t’i dëgjosh…

Mauricio Pochetino, trajneri i Tottenham, në prezantimin e autobiografisë së tij në Spanjë nuk kishte si të mos ‘bombardohej’ me pyetje lidhur me mundësinë nëse do të jetë ai trajneri i ardhshëm i Real Madrid.

Stoli i ‘galaktikëve’ është i lirë pasi Zinedin Zidan dje në mënyrë të befasishme lajmëroi se do të largohet, 5 ditë pasi fitoi “Champions League” kundër Liverpool.

Argjentinasi i cili pak kohë më parë nënshkroi një kontratë afatgjatë me ‘spursat’ sot ka ‘lozur me dy porta’. Për “El Confidencial” Pochetino pranon se do t’i pëlqente Real Madrid, ndërsa më pas ka shtuar se është i lumtur me londinezët.

“Kur Real Madrid të telefonon, ti duhet ta dëgjosh. Pavarësisht se në këtë rast nuk varet nga unë. Unë sapo kam nënshkruar një kontratë të gjatë me Tottenham dhe jam i lumtur këtu.”/balkanweb/

Leave a Reply

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.