
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, bën me dije se deri më tani janë regjistruar 10 mijë shqiptarë të diasporës, të cilët përmes procedurës së regjistrimit do të mund të votojnë në zgjedhjet e 11 majit nga shtetet që banojnë dhe punojnë.
Procesi i regjistrimit të shqiptarëve të diasporës nisi më 11 janar. Celibashi thotë se në më pak se 72 orë u regjistruan 10 mijë emigrantë.
“KQZ Shqiperi nxit të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të votojnë nga jashtë të regjistrohen sa më parë për të marrë pjesë në Zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 Maj 2025.
Shpërndani linkun e mëposhtëm që të aplikojnë edhe miqtë dhe të afërmit tuaj.
Regjistrimi është i lehtë dhe i shpejtë. Vizitoni diaspora.kqz.gov.al dhe mos e humbni këtë mundësi unike për të shkruar historinë bashkë.
Vota Jote, Zëri Yt për Shqipërinë! Voto për Zgjedhjet e 11 Majit
Shkarkoni aplikacionin mobile KQZ për Android dhe IOS, ose vizitoni www.kqz.gov.al (rubrika Votues nga Jashtë) për të marrë të gjitha informacionet se si mund të votoni nga jashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025”, shkruan Celibashi në Facebook.