Interes i lartë për ndeshjen Vllaznia- Tirana, klubi kuqeblu njofton fillimin e shitjes së biletave në kryeqytet…

Duke parë interesimin e jashtëzakonshëm edhe nga shumë tifozë shkodranë që jetojnë në Tiranë për të qenë të pranishëm në “klasiken” e së shtunës, por gjithashtu edhe për t’i ardhur në ndihmë tifozërisë mike nga Tirana, KF Vllaznia njofton se biletat e ndeshjes mund t’i sigurojnë pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Biletat do të shiten ditën e premte nga ora 09:00 – 18:00. Kujtesë: Për tifozërinë mike, janë rezervuar tribunat E4 dhe E5. /Njoftim i KF Vllaznia/