
Inter ka marrë fitoren më deçizive të sezonit në ndeshjen e fundit të kampionatit. Zikaltërit kanë mposhtur me përmbysje 2-3 Lazio-n, duke u kualifikuar në “Champions League” për herë të parë pas 6 sezonesh.
E konsideruar si ‘finale’ kjo sfidë i përmbushi të gjithë pritshmëritë.
U deshën 9 minuta nga goli parë, me Perisiç që devijoi një top në portën e tij duke kaluar Lazio-n në avantazh. Gëzojnë 70 mijë të pranishmit. Pak minuta më vonë Milinkovic do të godiste transversën, por për fatin e zikaltërve topi del jashtë.
Në minutën e 29-t Dambrozio do të barazonte shifrat për interin pas një rrëmujë në zonë ku vendasit pretendonin për faull ndaj Strakoshës.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!