Inter bën goditjen e 7 në merkato, nesër në Milano zbarkon futbollisti i ri

Loading...

Interi deri më tani ka bërë një merkato për t’u vlerësuar këtë verë duke afruar futbollistë të cilët priten shumë prej tyre.

Pas 3 lojtarëve në mbrojtje, De Vrij, Asamaoh dhe Vrajsalko, 1 në mesfushë, Nainggolan dhe 2 në sulm, Politano dhe Lautaro, ziklatërit kanë mbyllur gjithçka edhe për nje tjetër futbollist.

Nuk është Modric, lojtari që të gjithë presin në shtëpinë zikaltër, por Keita Balde, futbollisti i Monaco-s. Sipas gazetarit italian ekspert ne merkato, Gianluca di Marzio, nesër në Milano do të vijë senegalezi për të zhvilluar vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën ne kontratë.

Inter ka rënë dakord me francezët për formulën e huaizmit me të drejtën e blerjes. Këtë vit zikaltërit do të paguajnë 5 mln euro, ndërsa për blerjen përfundimtare 30 mln të tjera.

Në këtë marrëveshje është përfolur se Candreva do të jetë futbollisti që do kalojë në krahun e kundërt, pra te Monaco, por italiani e ka refuzuar fillimisht këtë transferim dhe ka kërkuar kohë të mendohet deri në fundin e merkatos./balkanweb/

Loading...