Gazetari Arjan Çani mendon se i vetmi që deshi të shémbte Teatrin Kombëtar është kryeministri Edi Rama.
“I vetmi që deshi të shémbte teatrin është Edi Rama. Rama këtë luftë e ka nisur që në vitet 2000. Ka tre arsye që Rama e shémbi Teatrit Kombëtar. Janë arsye psikike, emocionale dhe interesi. E kanë pranuar të gjithë që pas teatrit do ndërtohen kulla”- tha Çani në Open.
Në momentin që Çani po fliste, aktori Artan Imami e ndërpreu dhe kjo gjë nuk u prit mirë nga ana e gazetarit, i cili i kërkoi gazetares Eni Vasili të pushonte Imamin.
Gazetari Çani dhe aktori Imami janë përplásur me njëri-tjetrin, debat që dègjéneroi edhe në fyérje personale.
Pjesë nga biseda
Arjan Çani: Mendoj se aty ka një interes të madh financiar
Artan Imami: Jo, jo nuk është ashtu dhe unë mund t’jua argumentoj por vazhdoni Çani, pasi të përfundoni ju.
Arian Çani: Ju lutem do i thoni Imamit të pushojë se nuk flas dot kshu.
Artan Imami: Ahahahahhahaha.
Arjan Çani: Jo po mos qesh se nuk flas dot kështu.
Artan Imami: Ahahahahah.
Arjan Çani: Ore s’jemi në studio ne dhe nuk funksionon kështu.
Artan Imami: Do të doja të të kisha në studio dhe të flisja përballë me ty.
Arjan Çani: Epo doja të shmangesha se s’dua të zihem me ty…
***
Artan Imami: Je injorant.
Artan Imami: Nuk është fyerje. Nuk di asgjë në këtë fushë.
Arjan Çani : Në qoftë se nuk ke marrë gjë dhe bërtet kot qenke budalla. Je bërë gazi i botës, po qeshin njerëzit me ty.
Artan Imami: Mos bëj si gjithollog.
Arjan Çani: Mos mashtro. Mos gënje publikisht.