Skip to content
7 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sport

Incidenti me sponsorin Alban Xhaferi, jep dorëheqjen administratori i Vllaznisë Benjamin Naku…

ShkodraWeb 3 years ago

Administratori i ri i Vllaznisë së Shkodrës, Benjamin Nako është dorëhequr pas incidentit dhe përplasjen me sponsorin e ri të ekipit, Alban Xhaferrin. Në një njoftim për shtyp, Nako sqaron se i gjendur përballë situatës së krijuar me privatizimin e Vllaznisë i duhet të dorëhiqet dhe këtë e ka bërë sot në ndeshjen ndaj Tiranës për të ruajtur klimën e përqëndrimin e ekipit.

Ai thekson se edhe pse po largohet nga posti, nuk do të thotë se po largohet nga Vllaznia. Në fund Nako ka falenderuar bashkëpuntorët tek Vllaznia duke thumbuar se kanv 6 muaj pa marrë rrogat dhe sërish po punojnë me përkushtim që klubi të ketë kushtet e nevojshme.

NJOFTIMI NGA BENJAMIN NAKO

Njoftim për Opinionin Sportiv Shkodran dhe më gjerë

E kam pranuar me shumë dëshirë detyrën e Administratorit të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a., duke e ndjerë veten të nderuar, por edhe duke ndjerë përgjegjësinë që të jap kontributin tim në funksionimin e përditshëm të Klubit të dashur për të gjithë ne.

Megjithë detyrimet e tjera profesionale, si pjesë e Këshillit Mbikqyrës të mëparshëm, kam qënë në dijeni të vazhdueshme të problematikave të Klubit dhe jam munduar të jap kontributin tim modest në funksionimin e rregullt të tij.

Situata e krijuar së fundmi si dhe deklarimet e Sponsorit të Klubit, z Alban Xhaferi, dua të sqaroj opinionin për sa më poshtë.

1.Struktura ligjore e KF Vllaznia, si shoqëri tregtare me objekt sportiv, funksionon bazuar në Ligjin nr. 9901, datë 14.04.2008, i ndryshuar. Ky ligj përcakton si drejtues të tij vetëm Këshillin Mbikqyrës dhe Administratorin. Duke respektuar maksimalisht kontributin e z.Xhaferi, ai mbetet nje sponsorizues i aktivitetit sportiv të KF “Vllaznia” dhe në asnjë mënyrë nuk mund t’i jepen kompetenca të “presidentit” apo administratorit, sepse ligji nuk e lejon një gjë të tillë. Përgjegjësia ligjore, administrative dhe drejtuese mbetet vetëm e administratorit dhe e strukturave të miratuara nga ai dhe Këshilli Mbikqyrës.

2.Lidhur me Marrëveshjen Kuadër “Për Sponsorizim, Bashkëpunim dhe Partneritet në fushën e sportit”, që është firmosur nga Bashkia Shkodër me z.Xhaferi, si përfaqësues i ALBAPHOTO shpk – distributor i autorizuar i FUJIFILM, ajo nuk mund të zëvendësojë bazën ligjore të funksionimit të një shoqërie tregtare me kapital 100% publik, siç është KF “Vllaznia” sh.a. dhe aq më pak, ta kundërshtojë atë, sepse do të bënte të pavlefshme juridikisht zbatimin e saj dhe vendimeve të marra bazuar në të.

3.Dua të sqaroj opinionin shkodran se në projekt-buxhetin e vitit 2021 për KF “Vllaznia” sh.a., Bashkia planifikon një mbështetje prej 60 milion lekësh, ndërsa Sponsori 20 milion lekë. Ndërsa gjatë vitit 2020, deri në momentin e këtij njoftimi, Bashkia Shkodër e ka mbështetur KF “Vllaznia” me një buxhet prej 44 milion lekësh, ndërsa Sponsori ka dhënë 3 milion lekë. Ndërkohë, Sponsori ka vendosur emrin e vet ne kostumet sportive të ekipit të parë dhe të Akademise, si dhe ka marrë në përdorim gjithë hapësirat e reklamës në stadium, që vlejnë shumë më tepër se sa kontributi i tij financiar.

4.KF Vllaznia po hyn në proçes ligjor privatizimi dhe në këto kushte, duhet që të krijohen hapësira të barabarta ligjore për të gjithë të interesuarit dhe duhet ndjekur një proçedurë e saktë që eleminon ankimimet eventuale nesër për parregullsi ligjore.

I gjendur përballë kësaj situate që me datë 17.11.2020 i kam paraqitur dorëheqjen time te parevokueshme Këshillit Mbikqyrës të KF ”Vllaznia”. Arsyeja që sot bëhet publike është që të ruhej klima dhe përqëndrimi i ekipit tek ndeshja e sotme me ekipin e ”Tiranës”. I lumtur në maksimum, ashtu si çdo shkodran tjetër, e kam shijuar fitoren e sotme ndaj Tiranës. Largimi im nuk do të thotë se largohem nga Vllaznia. Me mendje e zemër do jem gjithnjë pranë saj, për ta mbështetur e suportuar si në raste gëzimesh, por edhe kur ajo të jetë në momente të vështira. Motoja ime e jetës sportive por edhe më pas ka qenë gjithmonë: ”Unë s’kam zemër, unë kam Vllazni”! Dhe kështu, do të jetë përgjithmonë…

Në përfundim dua të falenderoj të gjithë bashkëpuntorët pjesë e strukturës së KF “Vllaznia” të cilët me përkushtimin e tyre (megjithëse kanë 6 muaj pa marrë rrogat) krijojnë kushtet e nevojshme për mirëfunksionimin e klubit.

Continue Reading

Previous: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për për vendin tonë, për ditën e diel 22 nëntor 2020…
Next: NGA ILIR KEPA – Nji premtim që ia bana babës dhe nuk u mbajt nga ana ime…

TË FUNDIT

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

2 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

4 hours ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

6 hours ago

TË FUNDIT

  • “Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…

TË FUNDIT

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

2 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

4 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • News

MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…

4 hours ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

6 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.