Disa ditë më parë në Shtëpinë e Bardhë u organizua një konferencë për shtyp e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Të pranishëm ishin edhe shumë gazetarë të mediave të ndryshme. Në një moment një prej gazetarëve të CNN, Jim Acosta shkakton një debat me Trump, duke bërë kështu që një prej punonjëseve të Shtëpisë së Bardhë t’i marrë mikrofonin.
Vetëm gjatë ditës së martë, CNN-i ka ngritur një padi kundër administatës së Presidentit Donald Trump me anë të së cilës ka kërkuar që t’i rikthehet e drejta e fjalës dhe pjesëmarrja korrespondentit të Shtëpisë së Bardhë, Jim Acosta.
Pasi ai është një nga gazetarët më të njohur të CNN-it. Ka një reputacion për pyetje të forta ndaj Presidentit Trump dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë. Rrjeti televiziv e depozitoi padinë të martën në Gjykatën e Qarkut të Uashingtonit.