Skip to content
21 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Inat personal me mua nga 2021”, moderatorja Hygerta Sako i përgjigjet Vllaznisë për Edi Martinin…

ShkodraWeb 9 April, 2026
hygerta pergjigje vllaznise

Nuk doja kurrsesi te prononcohesha sot, por duke parë deklaratat aspak etike dhe fyese kundra meje, e ndjej te nevojshme te sqaroj jo vetem publikun por dhe tifozet e Vllaznise dhe presidencen e saj se:

E gjithe kjo situate ka rrjedhur nga nje inat personal i Edi Martinit me mua qe daton qe ne vitin 2021 kur si Rtsh Sport ne organizonim “Me te miret e Vitit”. Ne votimin transparent prej 7 specialistesh kryesore te studiove televizive, nder ta emra te nderuar si Shkelqim Muca, Sulejman Starova, Astrit Hafizi, Redi Jupi etj, 4 prej tyre votuan si trajnerin me te mire te Vitit trajnerin e Vllaznise se atij edicioni Thomas Brdaric dhe 3 prej tyre Edi Martinin. Nuk po flas per nderhyrjet qe Martini dhe njerez afër tij, ndërmoren qe te ndryshohej votimi e trofeu t’i jepej atij. Martini mendon se trofeun e kam dhene une nderkohe qe une isha thjesht moderatore dhe qe formulën e votimit e kam bërë publike për mediat.

Prej asaj kohe ky zoteri nuk i ka kursyer ofendimet ndaj meje tek koleget e mi sa here i ka takuar. E megjithate s’kam reaguar por kam vazhduar ta trajtoj me respekt ne cdo dalje televizive, duke ruajtur etikën profesionale. Pra, të dashur tifoze, inati personal i Martinit me mua eshte pikerisht sepse u vleresua me merite nje trajner i Vllaznise dhe s’po shkoj me tej duke ju kujtuar menyren se si festoi kur i hoqi titullin pikerisht Vllaznise ne 2021!

LEXONI EDHE: “Sjellje e papranueshme”, Martini refuzoi intervistën me Hygerta Sakon, Vllaznia i del në krah trajnerit të vet

Per te ardhur tek ngjarja e diteve te fundit. Pas fitores me Partizanin e nisi intervisten me nje ironi te pajustifikueshme te cilen ia kalova me qetesi e pa e komentuar me tej. Ne fund iu drejtova me nje pyetje profesionale te ciles iu pergjigj me harbuteri dhe aspak profesionalizem. Martini per inate personale nuk mund te sillet jo etik me gazetaret dhe pastaj te ndjehet i fyer. Mos te harrojme qe po flasim per nje trajner qe eshte denuar 3 here nga Komisioni i Disiplines per sjellje te shemtuara e jo sportive.

Une Shkodren dhe Vllaznine e dua, per gjithe emocionet qe i dhuron futbollit si djepi i futbollit e dhjetra talenteve.

Por, perpara se KF Vllaznia te beje deklarata te nxituara ndaj nje gazetareje qe prej 12 vjetesh ka bere maksimumin per t’i dhene kesaj skuadre vlerat qe meriton, le te merret me trajnerin e saj per t’i rregulluar sjelljen publike!

Me respekt Hygerta Sako /Moderatore e “SuperGol”, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Sjellje e papranueshme”, Martini refuzoi intervistën me Hygerta Sakon, Vllaznia i del në krah trajnerit të vet
Artikull pasardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 9 prill 2026…

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet… 21 April, 2026
  • FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër 21 April, 2026
  • “Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje… 21 April, 2026
  • Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe… 21 April, 2026
  • VIDEO – Ministri i Bujqësisë Andis Salla viziton fermën e mbarështimit të derrave në Vau Dejës… 21 April, 2026
  • Rrugëtimi i Aleks Vulajt, kandidati që synon të përfaqësojë zërin e emigrantëve, nga Shënkolli në zemër të Legnanos 21 April, 2026
  • NGA PJETËR JAKU – Fishta ka nevojë të lexohet jo të luksohet… 21 April, 2026
  • PERSONAZH – Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore imzot Gjergj Meta, 50 vite jetë dhe 25 në sherbim meshtarak 21 April, 2026
  • DOKUMENTI – Procesi i zgjedhjes së administratorit të UNISHK, përfundon në Gjykatën Administrative 21 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 prill 2026… 21 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

fred sterkaj endrit halaj pd 2026

ZGJEDHJET NË PD – Ferdi Sterkaj drejt rikonfirmimit si kryetar i PD- së Malësi e Madhe, ja kur votohet…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
masters 5x5 2026

FOTO – Futbolli bashkon dhe frymëzon në çdo moshë, kampionati 5×5 Masters përmbyll me sukses edicionin e parë në Shkodër

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
shkreli landfill bushat zjarr 2026

“Përpjekje për ta trajtuar si çështje politike”, zjarri në landfillin Bushat, kryetari Shkreli: Shpreh keqardhje…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
policia malesi madhe naten1

Bashkëshorti denoncon largimin e gruas së tij 40- vjeçare nga banesa në Malësinë e Madhe…

ShkodraWeb 21 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.